Keisi i kthehet sërish keq Rozës: Budallai të bën budalla

Keisi i kthehet sërish keq Rozës: Budallai të bën budalla

20:04, 25/02/2020
A+ Aa A-

Tashmë është i ditur për të gjithë debati që ka nisur mes Keisit dhe Roza Latit, për shkak të një skeçi që kjo e fundit realizoi në emisionin e saj me Stresin. Skeçi ironizonte arrestimin e Stresit dhe vajzat, që i prishin punë djemve për pak famë.

Kjo nuk i pëlqeu Keisit, e cila e akuzoi Rozën se tallej me jetën private të të tjerëve. Megjithatë Roza reagoi duke thënë se çdo gjë ishte bërë më dëshirën e Stresit dhe se ky skeç e kishte nxjerrë mirë atë.

Roza tha se nuk e priste kaq shumë vrer, nga një person që nuk kishte aspak lidhje me skeçin dhe u ndje e ofenduar nga komenti i Keisit se Rozës i ishin tharë idetë.

“Duke qenë se je femra qe ke ngrënë bukë tek shtëpia e shokut tim dhe ai të do fort, duhet të përmbahem”, u shpreh Roza.

Ky reagim duket se nuk i ka pëlqyer Keisit sërish e cila ka reaguar për herë të dytë. “Budallait hapi rrugën”, e nis Keisi reagimin e saj, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco