Keisi shpërtheu keq ndaj saj, reagon Roza Lati: Kuptoni ironinë njerëz, ishte vetë Stresi ai që…

Keisi shpërtheu keq ndaj saj, reagon Roza Lati: Kuptoni ironinë njerëz, ishte vetë Stresi ai që…

17:18, 25/02/2020
A+ Aa A-

Moderatorja Roza Lati dhe reperi Stresi ditën e dielë në emisionin “Why Not” realizuan një skeç ku inskenuan momentin e arrestimit të reperit. Ky skeç nuk u prit aspak mirë nga Keisi e cila nëpërmjet postimit të saj reagoi ashpër ndaj Roza Latit. Pas deklaratës së saj, ka reaguar dhe moderatorja e cila ka publikuar disa foto nga emisioni mbi të cilat shkruan se e gjitha ishte një skeç i bazuar në historinë e vërtetë, por të hiperbolizuar. Ajo gjithashtu tregon se Stresi ka rënë dakort që në fillim për t’i treguar të gjithëve se si femrat mund të të hapin probleme. “Stresi i ftuar në “Why Not” me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka”, shkruan Roza.

Dhe në fund ajo i drejtohet reperit me fjalët “shok,vlla,artist” duke i thënë dhe njëherë atij se do të jetë aty gjithmonë për të ngritur zërin.

Mos harrojmë se dhe vetë Stresi falenderoi Rozën publikisht për skeçin që ata bënë, i cili i ndihmoi njerëzit të kuptonin se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco