‘Dua t’i them ‘më fal’, ‘të dua', babai i Ergi Dinit përlotet në mes të emisionit

‘Dua t’i them ‘më fal’, ‘të dua', babai i Ergi Dinit përlotet në mes të emisionit

09:39, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pasditen e djeshme, babai i këngëtarit të njohur Ergi Dini ishte i ftuar në emisionin e Bieta Sulos, “Ftesë në pesë”.

Katër vite më parë, ai humbi të birin në një aksident me motorr dhe dhimbjen e mallin që ndjen për të e ka ndarë sërish sot me publikun.

Ai është përlotur vetë dhe i ka bërë Bietën dhe të ftuarit t’i mbushin sytë me lot me fjalët e ndjera që shprehu për Ergin.

“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dy mijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë, me i thanë ‘më fal’, më i thanë ‘të du’, që të gjitha unë ia kam thënë”- u shpreh Dashamir Dini me lot në sy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco