Justin Bieber thyen rekordin 59 vjeçar të mbajtur nga Elvis Presley

Justin Bieber thyen rekordin 59 vjeçar të mbajtur nga Elvis Presley

22:41, 24/02/2020
A+ Aa A-

Justin Bieber është bërë artisti më i ri që ka arritur të ketë 7 albume në vendin e parë në top listat amerikane.

Këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber po rezulton të jetë edhe më i suksesshëm se mbreti i muzikës rock.

Image

25 vjeçari ka marrë vendin e parë si edhe me albumin e tij të radhës, Changes, i cili është albumi më i shitur e më i dëgjuar i javës. Kështu, ‘Changes’ është bërë albumi i shtatë nga këngëtari që arrin këtë sukses, duke e thyer rekordin 59 vjeçar që mbante Elvis Presley, citon Express.

Bieber për herë të parë ka kryesor këtë çart në vitin 2010, në moshën 16 vjeçare me albumin e tij debutues, “My World 2.0”. Që nga ajo kohë, të gjtiha albumet e studiove dhe ato me remikse, janë bërë albume më të shitura të javës.

Në Britani, ndërkohë, ai ka kryesuar top listat e albumeve dy herë, megjithëse ka 7 këngë numër një.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco