Lule të vetmuara/ Gokhan rrezikon jetën dhe shpëton Xhemren, ja ç’do ndodhë nesër

Lule të vetmuara/ Gokhan rrezikon jetën dhe shpëton Xhemren, ja ç’do ndodhë nesër

18:12, 24/02/2020
A+ Aa A-

Xhemre humb ndjenjat në tualet. Feride vë re se Xhemre nuk ka dale jashtë dhe shqetësohet. Gokhan arrin në ballo dhe kur mëson se Xhemre është në rrezik futet mes flakëve. Ai shpëton Xhemren por të dy ngecin brenda ndërtesës.

Xhemre dhe Gokhan arrijnë të dalin me ndihmën e Serkanit. Të gjithë vajtojnë për Xhemren dhe mendojnë se ajo ka vdekur. Kader ndjen se diçka e keqe ka ndodhur dhe telefonon Feriden. Ajo mëson se në ballo ka rënë zjarr dhe Xhemre është në spital.

Ejlyl, Songyl dhe Meral kujtojnë çastet me Xhemren. Burak pendohet që i vuri flakën ndërtesës. Serkan i kërkon para të atit për të paguar shpenzimet e spitalit. Nazan dhe Tefik paguajnë spitalin me paratë që Xhemre ka në trashëgimi.

Defne pendohet për të këqijat që i ka bërë Xhemres. Por atë nuk e beson askush dhe e përzënë. Xhemre është në çastet e fundit të jetës por mjekët e shpëtojnë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco