Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Parashikimi javor sipas astrologes Meri Shehu

Parashikimi javor sipas astrologes Meri Shehu

13:53, 24/02/2020
A+ Aa A-

Dashi
Shpirtërisht do ndjeni një frymëzim ose një nevojë të brendshme për të realizuar veten apo për të hedhur hapa përpara sidomos në jetën personale

Demi
Më në fund do saktësoni një mendim një ide apo një shoqëri e një njohje për të cilën do veproni ose do filloni të bashkëpunoni

Binjaket
Ndoshta në këtë moment po vraponi me shpejt se duhet për të kapur gjëra dhe mundësi dhe keni harruar që diçka nga e kaluara pritet të realizohet apo të sqarohet

Gaforrja
Në çështje të karrierës do keni një impuls ngritjeje apo publiciteti. Por ndërkohë keni akoma pune për të bërë në çështje me jashtë vendit apo çështje ligjore

Luani
Një mundësi e mirë në këtë periudhe të flirtoni apo të shprehni ndjenjat tuaja. Por duhet të keni parasysh se keni marrëdhënie që duhet ti sqaroni nga e kaluara

Virgjeresha
Shume planete përball jush e bëjnë jetën tuaj shumë interesante dhe intensive. Tani është momenti të ktheni përmbys gjërat që ju kanë penguar apo vështirësuar

Peshorja
Do keni një propozim shum të bukur bashkëpunimi dhe ndoshta do bëheni shumë optimist. Por kjo nuk mjafton të shkëputeni dot nga një punë apo përgjegjësi që keni

Akrepi
Duket sikur askush nuk dëshiron t’ju mbështes në lidhje me një veprimtari të re pune. Mund të hiqni dorë për disa ditë akoma dhe të merreni me gjërat e vjetra apo çështjet personale

Shigjetari
Shumë lëvizje dhe ide në lidhje me vendbanimin tuaj apo kënaqësine dhe rregullimet apo ndryshimet që doni të bëni aty. Në jetën erotike do jeni shumë flirtues pa rregulla

Bricjapi
Një çështje tradhëtie personale ju preokupon por kjo do kaloj shpejt dhe do kuptoni që lidhjet me njërëzit nuk mund të këputen aty ku ju keni dhënë shumë ndjenje

Ujori
Jemi në një moment ku do rregullohen disa nga gabimet që keni bërë në të kaluarën apo që kanë bërë në drejtimin tuaj. Ka ardhur momenti të merrni meritat dhe të zbukurohet jeta juaj e përditshme

Peshqit
Tani është momenti ku takohet e shkuara dhe e ardhmja në shënjen tuaj. Ka një pikë të dobët pasi e keni vështirë të ndaheni nga gjërat që mendonit se ishin aty gjithmonë për ju dhe të bëni hapje të reja.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco