Dafina Zeqiri e bën familjare lidhjen me Dj Geek

Dafina Zeqiri e bën familjare lidhjen me Dj Geek

10:36, 24/02/2020
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri ka konsoliduar lidhjen me DJ Geek, pak javë pasi e bëri publike marrëdhënien romantike me të.

Këngëtarja ka treguar se familja e saj, nëna dhe motra e kanë takuar dhe e miratojnë lidhjen me Dj-in e njohur.

Në një postim të fundit në Instagramin e Dafinës, shohim nënën e këngëtares që ka kapur për krahu Dj Geek, ndërsa ecin dhe bëjnë shëtitje.

Pranë tyre është Dafina që i filmon dhe motra e këngëtares.

Kjo do të thotë se tashmë lidhja e Dafinës po ecën në hapat e duhur dhe ka marrë bekimin e familjes së saj.

Pak ditë më parë, Dafina publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej duke puthur partnerin e saj, për të treguar publikisht dashurinë që ndjen për të.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco