Aulona Musta zbulon ndërhyrjen e radhës, por pasi të bëhet nënë për herë të 2-të

Aulona Musta zbulon ndërhyrjen e radhës, por pasi të bëhet nënë për herë të 2-të

08:00, 22/02/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur shqiptare Aulona Musta ka folur për ndërhyrjet estetike.

E ftuar  në emisionin “Ftesë në 5”, Aulona ka treguar se ka pasur dëshirë gjithmonë të bëjë dy lloj ndërhyrjesh, në hundë dhe në gjoks.

Para pak ditësh Aulona zbuloi se kishte bërë ndërhyrje në hundë dhe kjo e bën të ndihet mirë me veten.

Por para se të realizojë ndërhyrjen e radhës, ajo zbuloi planet për një fëmijë të dytë.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak…ke nevojë për ca ngritje”, ka treguar Aulona.

Aulona ka një vajzë me bashkëshortin, e cila quhet Amara dhe me sa duket ajo do të bëhet shumë shpejt me një motër ose vëlla të vogël.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco