Ju duket i njohur? Ja ku e keni parë më përpara “Gokhanin” e serialit “Lule të vetmuara”

Ju duket i njohur? Ja ku e keni parë më përpara “Gokhanin” e serialit “Lule të vetmuara”

21:25, 21/02/2020
A+ Aa A-

Së fundmi serialit “Lule të vetmuara” që transmetohet në TV Klan iu shtua një personazh i ri. Ai quhet Gokhan dhe është një djalë simpatik që mori menjëherë vëmendjen. Për teleshikuesit, Gokhan është aktor i njohur dhe nëse nuk e mbani mend se ku e keni parë, po jua rikujtojmë.

Aktori Furkan Andiç, ka luajtur në disa seriale që janë transmetuar në Shqipëri. Në fillim atë e kemi parë në rolin e Leventit në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” që transmetohej në TV Klan. Më pas ai luajti në serialin “Hakmarrje e ëmbël” dhe “Merjem”, të transmetuara në platformën Tring.

Furkan Andiç është 29 vjeç dhe një aktor shumë i famshëm në Turqi. Ai së fundmi kishte rolin kryesor në serialin “Her Yerde Sen” i cili gjithashtu pritet të transmetohet së shpejti në ekranin shqiptar./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco