Herioni i 'Beni ecën vetë' priti 30 vite për të rigjetur dashurinë me shoqen e klasës

Herioni i 'Beni ecën vetë' priti 30 vite për të rigjetur dashurinë me shoqen e klasës

21:10, 21/02/2020

Herion Mustafaraj ose djali i filmit 'Beni ecën vetë' ka treguar historinë e tij të veçantë të dashurisë në programin 'Rudina'. Ai rrëfeu se si e ritakoi pas 30 vitesh shoqen e gjimnazit dhe gjetën përsëri njëri-tjetrin duke jetuar dashurinë e pakonsumuar në vitet e gjimnazit.

"Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja", tregoi Herioni.

Ai shtoi se në këtë lidhje të re, ndihet i plotësuar. "Ndihem i plotësuar, i sigurg, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco