Dogji të gjallë bashkëshorten dhe tre fëmijët, dalin detaje shokuese nga ngjarja e rëndë

Dogji të gjallë bashkëshorten dhe tre fëmijët, dalin detaje shokuese nga ngjarja e rëndë

14:16, 21/02/2020
A+ Aa A-

Ish-ylli i Rugby, lojtari i skuadrës së NRL Rowan Baxter ditën e mërkurë kreu një krim horror duke djegur të gjallë të gjithë familjen e tij.

Baxter futi në makinën e tij  bashkëshorten dhe tre fëmijët,  e leu me benzinë, i vuri zjarrin dhe më pas u fut për t’u djegur edhe vetë.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe mikesha e bashkëshortes së tij ka zbuluar detaje shokuese nga ngjarja.

Ajo ka treguar për mediat e huaja se shoqja e saj për 10 vite është abuzuar në mënyre sistematike nga bashkëshorti i saj.

Image

Manja Whaley, e cila punon në një qendër për të dhunuarit, ka treguar se Hannah Clarke (bashkëshortja e sportistit) ishte një person shumë i mbyllur, pasi kontrollohej gjatë gjithë kohës nga Rowan.

Ai e keqtrajtonte dhe e kërcënonte me fëmijët nëse ajo nuk pranonte që të bënte seks me të.

“Rowan kishte kontroll të tepruar mbi mikeshën time. Ai abuzonte me të seksualisht çdo ditë dhe e kërcënonte se nëse ajo nuk do i bindej ai do të abuzonte edhe me fëmijët”, tregon mikesha e saj.

Manja shton se ai nuk e lejonte Hannah-n që të shkonte në palestër dhe të vishte pantallona të shkurtra, pasi mund të provokonte meshkujt e tjerë.

Image

Shoqja e saj tregon se Clarke e kishte të vështirë të pranonte se dhunohej nga bashkëshorti, pasi sipas saj dhunë ishte vetëm nëse dikush e qëllonte.

Punonjësja tregon se sportisti më herët e kishte kërcënuar bashkëshorten dhe e kishte paralajmëruar për ngjarjen e rëndë.

Por ajo nuk e kishte besuar dhe në datën 5 dhjetor ishte larguar prej tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco