Nga dashuria për muzikën tek aktrimi, njihuni me ‘Serkanin’ e ‘Lule të vetmuara’ në jetën reale

Nga dashuria për muzikën tek aktrimi, njihuni me ‘Serkanin’ e ‘Lule të vetmuara’ në jetën reale

21:20, 20/02/2020
A+ Aa A-

Mehmet Aykaç është aktori turk i cili luan rolin e “Serkanit” në serialin “Lule të vetmuara”. Me këtë rol aktori ka fituar një simpati të madhe nga publiku.

Karrierën Mehmet Aykaç e ka nisur si muzikant. Ai di të këndojë dhe i bie violinës. Tani ai është 27 vjeç dhe është fokusuar tek aktrimi.

Për rolin e tij në serialin “Lule të vetmuara”, Mehmet Akyaç është shprehur:

“Historia e serialit më pëlqeu shumë. Asokohe po shqyrtoja disa projekte por Lule të vetmuara ishte speciale sepse gjëra të tilla ndodhin edhe në jetën reale. Serkan është roli më i mirë për mua. Serkan është një personazh shumë naiv dhe i mirë. Ai e kundërshton të ëmën dhe motrën sepse nuk e lejon ndërgjegja t’i bëjë keq të tjerëve. Serkan nuk do të lëndonte as një milingonë. Por ka edhe momente kur ai inatoset”-ka thënë aktori. Sa i përket jetës private ai është treguar gjithmonë i rezervuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco