Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Vajza e regjisorit të famshëm zbulon se është pornostare

Vajza e regjisorit të famshëm zbulon se është pornostare

09:09, 20/02/2020
A+ Aa A-

Vajza e adoptuar e regjisorit të famshëm, Steven Spielberg, ka zbuluar se punon si pornostare. Mikaela është adoptuar kur ishte bebe nga regjisori i njohur, tashmë 73 vjeç.

Ajo tha në një intervistë se u ka treguar prindërve për punën që bën dhe ata e kanë mbështetur për zgjedhjen e karrierës. “Po e bëj këtë gjë sepse dua të nderoj trupin tim në një mënyrë që është edhe fitimprurëse,” tha 23-vjeçarja.

“Unë jam një krijesë seksuale,” shtoi ajo, duke se punët e mëparshme nuk ia kanë mbushur shpirtin. “Doja të gjeja një mënyrë për të kapitalizuar trupin”, shton ajo.

Mikaela është e fejuar me një 47-vjeçar. Ajo thotë se puna që bën tani e bën të ndjehet mirë pasi është në gjendje të kënaqë të tjerët, pa u dhunuar. Në të shkuarën ajo thotë se ka vuajtur nga abuzimet kur ishte e vogël. Vitet e fundit ajo ka pasur edhe probleme me anoreksinë, alkoolizmin dhe depresionin, të cilat thotë se i vijnë nga abuzimet seksuale në fëmijë.

Megjithatë ajo shton se abuzuesit e saj nuk kanë qenë familjarët, por një rreth i ngushtë i miqve të prindërve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco