Punonte kamarier dhe shpërndante gazeta, ‘Kemal’ tregon jetën e tij të vështirë

Punonte kamarier dhe shpërndante gazeta, ‘Kemal’ tregon jetën e tij të vështirë

19:22, 19/02/2020
A+ Aa A-

Në serialin “Lule të vetmuara”, ai luan rol antagonist, por në jetën reale “Kemal” është një aktor i suksesshëm, që ka luajtur në disa filma e seriale dhe me karrierë të gjatë në kinematografi.

Emri i vërtetë i aktorit është Cansu Firinci dhe në një intervistë ka treguar se për të arritur këtu ku është sot ka kaluar shumë peripeci. 37-vjeçari ka treguar se e ka lënë shkollën vetëm për të vazhduar aktrimin.

“Familja ime nuk kishte mundësi për të më mbështetur që të vazhdoj teatrin. Ne nuk ishim të pasur financiarisht. Ditët e sotme çdokush dëshiron ta bëjë fëmijën e tij aktor por ata nuk e dinë gjendjen e industrisë. Mendojnë se aktorët fitojnë shumë por kjo nuk është e vërtetë. Artistët vdesin në varfëri. Kur e lashë shkollën fillova të merrja pjesë në disa punë në teatër. Aventura ime është e gjatë por dua të përmend emrin e profesorit Oguz Tunç i cili më ndihmoi në këtë rrugë dhe kam mësuar shumë prej tij. U largova nga Ankaraja dhe erdha në Stamboll sepse kisha më shumë mundësi për të përmirësuar veten. Përpara se të merresha me teatër, punoja kamarier dhe shpërndaja gazeta. Tani punoj në teatër në çdo sezon. Ky është shtet shumë i shtrenjtë dhe është e vështirë të jetosh këtu. Kam kaluar shumë kohë të vështira ekonomikisht por kam ndjekur ëndrrën time deri në fund”, - tregoi aktori./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco