Si kolegë, miq dhe partnerë; Ja mbi ç'themele i ndërton Dashi lidhjet më kryesore në jetë

Si kolegë, miq dhe partnerë; Ja mbi ç'themele i ndërton Dashi lidhjet më kryesore në jetë

19:05, 19/02/2020
A+ Aa A-

Duke u udhëhequr nga Marsi - planeti i dëshirës, luftës dhe veprimit,  Dashi është një nga shenjat më energjike.  Aventurier, novator , Dashi ka frikë nga monotonia dhe është gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, që e plotësojnë. Nuk preferojnë të rrinë në zonën e tyre të rehatisë! Më poshtë Living do rendisë disa nga karakteristikat e kësaj shenje dhe si janë si kolegë, miq e të dashur.

Dashi si koleg

Si shenja e parë e zodiakut, çdo sjellje e Dashit në zyrë  ka të bëjë me fillimet, individualitetin dhe guximin. Ata nuk marrin urdhra dhe shpesh preferojnë vetë-punësimin ose një rol ku ata drejtojnë. Dinë të jenë bashkëpunues, por janë individualistë!  Si një shenjë kardinali zjarri, Dashi është i famshëm për guximin dhe shpejtësinë me të cilën kryen veprimet. Janë frymëzues dhe gati gati të pankontrollueshëm.

Image

Dashi në dashuri

Dashi nuk është thjesht një shef në zyrë. I dashuri  juaj i lindur nën këtë shenjë e di saktësisht se çfarë do  dhe nuk ka frikë t'ju tregojë. "Sa më i madh rreziku, aq më i madh është shpërblimi" = Mantra e Dashi kur bëhet fjalë për joshje. Natyra e tyre e zjarrtë do të thotë që ata do të presin që ju të përcillni të njëjtin pasion në dhomën e gjumit.

Dashi me miqtë

Kur shoqëroheni me një Dash, jeta është pak më tërheqëse. Energjia e tyre e pakufishme dhe adrenalinës mund të jenë ngjitëse. Dashi pëlqen të eksplorojë e të nxjerrë më të mirën nga njerëzit e tjerë, megjithatë nëse nuk jeni në një valë, dashi nuk ju vjen shumë nga pas.  Durimi nuk është pika e tyre e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco