‘E dija që do vdisja, vetëm lutesha mos të kisha dhimbje’/ Tërmeti lë pa shtëpi, aktoren e njohur

‘E dija që do vdisja, vetëm lutesha mos të kisha dhimbje’/ Tërmeti lë pa shtëpi, aktoren e njohur

09:40, 19/02/2020
A+ Aa A-

Artistja Keti Bashhysa e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” a treguar përjetimet e tërmetit shkatërrues të  26 nëntorit.

Ajo tha  se jo vetëm që u lëndua psikologjisht, por atë ditë edhe mbeti pa shtëpi.

Mes dhimbjes, aktorja Bashhysa tha se shtëpinë që u rrënua nga tërmeti ajo kishte vetëm 3 muaj që e kishte blerë me kursimet e saj.

Image

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë atë shtëpi, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, por s’ishte e thënë”, tregoi e emocionuar ajo.

Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco