HOROSKOPI/ 3 çifte që s'mund të jenë bashkë nëse i përkasin të njëjtës shenjë zodiakale

HOROSKOPI/ 3 çifte që s'mund të jenë bashkë nëse i përkasin të njëjtës shenjë zodiakale

22:15, 18/02/2020
A+ Aa A-

Me siguri, të gjithë e keni pyetur veten nëse do të shkonit me një partner që i përket shenjës suaj zodiakale. Përgjigja është po, me përjashtim të tre shenjave për të cilat do t'ju tregojmë në këtë artikull. Më poshtë janë 3 shenjat që nuk janë absolutisht të pajtueshme me njëra-tjetrën.

Dashi

Dashi ka tendencën të jetë një nga shenjat më konkurruese të zodiakut. Ja pse dy persona të shenjës së Dashit të cilët përpiqen të kenë një marrëdhënie, mund të luftojnë shumë se kush do ta ketë kontrollin. Nga ky çift mund të pritet zemerëim, shpërthime inati dhe mungesë durimi, por kjo nuk do të thotë që gjithçka ka marrë fund. Ata mund të diskutojnë si të gjejnë një pikë takimi në marrëdhënie dhe të gjejnë motivimin e u duhur për ta bërë atë të zgjasë sa më shumë.

Gaforrja

Një nga avantazhet e shumta të gaforreve është se ata janë të durueshëm, të dhembshur dhe shumë të dhënë mbas atyre që duan. Defekti i kësaj shenje është se ka tendencë të jetë shumë konkurrues në një marrëdhënie, pra mund të luftojë me partnerin se kush është më i mirë në marrëdhënie. Ky kombinim është i pamundur dhe mund të përkeqësojë marrëdhënien e të dëmtojë ndjenjat.

Luani

Luanit i pëlqen të jetë qendra e vëmendjes, por rezultatet nuk janë gjithmonë të mirë. Dy luanë në një marrëdhënie mund të kenë shumë pak durim dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, të dy mund të luftonin për të marrë vëmendje maksimale.

Nëse jeni një dash, gaforre ose luan që keni një marrëdhënie me një person të së njëjtës shenjë, nuk ka motiv për t'u shqetësuar, pasi nuk është i vetmi faktor që përcakton suksesin në një raport. Mos harroni që një raport bazohet në atë se çfarë ndiejnë dy personat. Mos harroni të keni shumë durim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco