'Hyrremi' prek me dedikimin e saj që i bën së bijës për ditëlindjen

'Hyrremi' prek me dedikimin e saj që i bën së bijës për ditëlindjen

15:05, 18/02/2020
A+ Aa A-

Meryem Uzerli është aktorja shumë e njohur gjermano-turke e cila luan rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulltani i madhërishëm”.

Në jetën reale ajo është nënë e një vajze me emrin Lara.

Vogëlushja është fryt i lidhjes së aktores me biznesmenin turk Can Ates.

Çifti u ndanë vite më parë dhe tani Meryem Uzerli e rrit e vetme të bijën.

Së fundmi Lara kishte ditëlindjen dhe aktorja i bëri një urim emocionues duke e quajtur veten nënë dhe baba për të bijën.

“Gëzuar ditëlindjen zemrës sime, shpirtit tim, botës sime, dashurisë sime më të madhe. Unë ndoshta nuk jam një mama perfekte, nuk jam as një baba perfekt, por dashuria ime për ty është perfekte. Uroj që Zoti të të mbrojë ty dhe të gjithë fëmijët në botë”-shkruan aktorja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Poli18/02/2020 17:11

Na plasi per kete hurriemin turkeshe. Servile budallej pa cak; me gjthe krye mullahun peka.

Shto koment

Denonco