Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Aktorja e serialit ‘Sarasvatiçandra’ lë të fejuarin prej 4 vitesh vetëm me një telefonatë

Aktorja e serialit ‘Sarasvatiçandra’ lë të fejuarin prej 4 vitesh vetëm me një telefonatë

09:59, 17/02/2020
A+ Aa A-

Me siguri të gjithë e mbani mend Anushkën tek seriali Sarasvatiçandra i transmetuar në TV Klan vite më parë.

Edhe pse aktorja nuk qëndroi gjatë në serial, personazhi i saj ishte një ndër më të pëlqyerit për shkak të rolit pozitiv dhe buzëqeshjes së ëmbël që Anushkën e karakterizonte.

Gjithashtu Srishty Rode kishte vite që ishte fejuar me Manish Naggdev madje çifti kishin vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në martesë.

Por së fundmi I fejuari i aktores deklaroi publikisht ndarjen e tyre duke e akuzuar se ajo e ka përdorur për përfitime profesionale.

“Çështja është se ditët e sotme ka njerëz që përdorin emocionet dhe lidhjet e dashurisë për të avancuar në karrierë dhe për të përmbushur urinë e tyre për luks. Ajo u nda nga unë me një telefonatë dhe për mua ishte shokuese. Si mundet e fejuara ime të ndahet nga unë me një telefonatë ndërkohë që ne kishim bërë plane për martesë? Ajo më manipuloi dhe më përdori për përfitime profesionale. Luajti me ndjenjat e mia për suksesin e saj”-u shpreh i fejuari i aktores.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco