Pasi e sulmoi publikisht, Can Yaman i kërkon falje Kivanç Tatlitugut

Pasi e sulmoi publikisht, Can Yaman i kërkon falje Kivanç Tatlitugut

22:57, 16/02/2020
A+ Aa A-

Kivanç Tatlitug dhe Can Yaman janë dy aktorë shumë të njohur për publikun shqiptar. Kivanç Tatlitug ka luajtur një sërë rolesh në telenovela si “Gymysh”, “Dashuri e ndaluar”, “Xhesuri dhe e bukura” etj. Ndërsa Can Yaman u bë i njohur me telenovelën “Zogu i hershëm”.

Të dy aktorët kanë diçka të përbashkët, origjinën e tyre shqiptare. Megjithatë marrëdhënien me njëri-tjetrin nuk e kanë të mirë. Can Yaman pak kohë më parë e sulmoi Kivanç Tatlitugun duke u shprehur se ata nuk janë në të njëjtin kalibër dhe nuk ka arsye pse të konkurrojë me të.

Deklarata e aktorit u komentua shumë sepse Kivanç Tatlitug ka më shumë famë se Can Yaman dhe ka më shumë arritje në kinematografi. Së fundmi Can Yaman është penduar për fjalët që ka thënë dhe i ka kërkuar falje Kivanç Tatlitugut.

“Nuk doja të thoja që ai nuk është i rëndësishëm dhe pendohem për ato që kam thënë. Sigurisht që Kivanç është një aktor i madh dhe ka qenë gjithmonë shumë i suksesshëm”-tha Can Yaman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco