Silva Gunbardhi: Nga dashuria e madhe për vjehrrën i bleva një krevat dopio

Silva Gunbardhi: Nga dashuria e madhe për vjehrrën i bleva një krevat dopio

22:21, 16/02/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike, Silva Gunbardhi ka qenë ditën e sotme e ftuar në programin ‘E diell’ ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh rreth jetës private, gazetarit Ervin Kurti.

Teksa Kurti e ka pyetur se çfarë marrëdhënie gëzon me vjehrrën e saj, Silva ka treguar se shkon shumë mirë më të. Më tej Gunbardhi ka treguar se dhurata që i ka bërë vjehrrës të cilën e ka pëlqyer më shumë ka qenë një krevat dopio. Kjo përgjigje është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në studio.

Më tej ajo ka rrëfyer dhe porositë e para që bashkëshorti i saj, Dafi i dha para se të vizitonin familjen e tij në dimër. “Mos më bërtit para njerëzve dhe mos më puth”, ka qenë porosia e këngëtarit për partneren e tij.

Me tej ajo ka ngritur në këmbë publikun e ‘E diell’ duke performuar një kolazh veriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco