Turqia sjell versionin turk të serialit indian 'Si ta quaj këtë dashuri’, ja kush janë aktorët që do luajnë

Turqia sjell versionin turk të serialit indian 'Si ta quaj këtë dashuri’, ja kush janë aktorët që do luajnë

19:57, 16/02/2020
A+ Aa A-

 “Si ta quaj këtë dashuri” është transmetuar në disa vende të botës, mes tyre Shqipëri e Turqi. Nga suksesi i madh që pati ky serial, Turqia ka vendosur ta sjellë në versionin turk me aktorë turq.

Seriali do të ketë të njëjtën tematikë, por me titull të ri dhe përshtatur në versionin turk. Seriali do të quhet “Ay ve Gunes” (Hëna dhe dielli). Mediat turke raportojnë se rolin kryesor, pra të “Arnavit”, do ta luajë aktori Kadir Dogulu i cili njihet si “Maxhit” nga seriali “Mes dy dashurish”.

Aktorja turke që do luajë rolin e “Kushit” nuk është bërë ende e ditur. Në role të tjera do të jenë edhe aktorët Tansel Ongel, Nuk Erkul, Pelin Orhuner dhe Goncagul Sunar. Të tjerë aktorë pritet të zbulohen në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco