Vdes në moshën 15-vjeçare aktorja e njohur, vuante nga tumori

Vdes në moshën 15-vjeçare aktorja e njohur, vuante nga tumori

19:41, 16/02/2020
A+ Aa A-

Mediet në Ugandë kanë raportuar se aktorja e re, Nikita pearl, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga tumori në tru.Vajza ishte bërë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2016. Drejtoresha e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtimin e vajzës në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme.

Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se ajo është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco