U gjet e vdekur në banesën e saj një ditë më parë, avokati i Flack: Eshtë vetëvrarë

U gjet e vdekur në banesën e saj një ditë më parë, avokati i Flack: Eshtë vetëvrarë

19:23, 16/02/2020
A+ Aa A-

Drejtuesja televizive britanike Caroline Flack, ish prezantuesja e ‘Love Island’ është gjetur e vdekur në Londër në apartamentin e saj.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e saj. Një avokat i familjes ka shpjeguar që gruaja është vetëvrarë.

Në mars ajo do të fillonte procesin për agresion ndaj të dashurit të saj. Për këtë arsye 40-vjeçarja kishte ndërprerë drejtimin e show-t. Përveçse kishte drejtuar

Love Island, ajo kishte prezantuar ‘X Factor’ dhe kishte fituar në 2014 programin “Strictly Come Dancing”, versioni britanik i ‘Ballando con le Stelle’.

Mund të konfirmojmë-ka deklaruar familja në një komunikatë për shtyp- që Carolina jonë është ndarë nga jeta sot, në 15 shkurt. I kërkojmë shtypit të respektojë privatësinë e familjes në këtë moment të vështirë dhe kërkojmë të mos kontaktohemi nga fotografët dhe gazetarët’.

Në dhjetor gruaja përfundoi në pranga, për agresion ndaj të fejuarit, ish tenistit Lewis Burton. Në të shkuarën ajo ka pasur edhe një lidhje dashurie me këngëtarin Harris Styles dhe një flirt, asnjëherë i konfirmuar zyrtarisht, me princin Harry.

Postimi i fundit në Instagram i takon të enjtes, një kolazh me 4 foto në shoqërinë e qenit të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco