U njohën në Facebook/ Djali i shpreh dashurinë, ja si reagon vajza

U njohën në Facebook/ Djali i shpreh dashurinë, ja si reagon vajza

23:01, 15/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Dua të të bëj të lumtur", mbrëmjen e sotme ishte Arjani, një djalë i ri i cili ishte njohur me një vajzë, Elmën në Facebook. Arjani u shpreh se kishte rënë në dashuri me Elmën edhe pse nuk ishin takuar.  Arjani dëshironte që takimin e tyre të parë ta bënte publikisht dhe e ftoi vajzën në emision. 

Elma tregoi se Arjani i dërgonte romane me mesazhe dhe ajo i ishte përgjigjur vetëm për mirësjellje duke mos i dhënë shkak për të menduar se midis tyre mund të ketë më shumë sesa thjesht miqësi. 

“Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”, tha Elma.

Arjani këmbënguli në dashurinë e tij dhe kërkonte që të takohej me të. “Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve”, u shpreh Arjani.

Elma e refuzoi propozimin e Arjanit dhe tha se ajo ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt ia kishte thënë edhe atij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco