“Aksidenti” i Ilda Bejlerit/ flet dëshmitari që njoftoi ambulancën: Në moment që u hap semafori jeshil për makinat...

“Aksidenti” i Ilda Bejlerit/ flet dëshmitari që njoftoi ambulancën: Në moment që u hap semafori jeshil për makinat...

13:20, 15/02/2020
A+ Aa A-

Ditën e mërkurë në media u përfol se Ilda Bejleri ishte përfshirë në një aksident. Konkretisht në media u shkrua se moderatorja kishte aksidentuar një grua. Por menjëherë ajo dha versionin e saj si në polici ashtu edhe në media, duke thënë se nuk e kishte prekur me makinë gruan.

Ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë ngjarjen nga afër. Një dëshmitar okular i incidentit ka pranuar të japë detaje rreth asaj që ka parë në vendin e ngjarjes. Shtetasi N.H ka rrëfyer se çfarë pa në kryqëzim në momentin që shtetasja Enriketa Gjuzi u shtri në tokë. Kemi vendosur vetëm inicialet e dëshmitarit, pasi ai me detaje ka folur për organet e drejtësisë për ngjarjen përpara organeve të drejtësisë.
Isha në kryqëzim, duke pritur të hapej semafori. Në moment që u hap semafori jeshil për makinat, shikoj një zonjë që nxitoi për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Zonja nuk ishte tek vijat e bardha, por mes makinave. Pas disa sekondash e shoh zonjën në tokë, përpara makinës së Ilda Bejlerit. Dua të theksoj se makina e Ildës nuk e preku zonjën, ajo u rrëzua në tokë pa e prekur makina. Ndoshta nga frika, nga hutimi, apo nga nxitimi, por pashë që makina nuk e preku dhe ajo ra vetë në tokë.

Menjëherë unë dhe një djalë tjetër kemi dal që ta ndihmojmë. Në momentin e parë që e pashë që ishte e mirë e pyeta pse u fut mes makinave. Më tha që po nxitonte për të shkuar tek nëna e saj, se e kishte vetëm dhe të sëmurë. Më tha që ishte nga Durrësi dhe nuk kishte njeri këtu. Menjëherë njoftuam policinë dhe ambulancën. Zonja në fjalë ishte e vetëdijshme dhe nuk kishte dëmtime”, shprehet ai për Bluetooth.

Më pas N.H shprehet se ka komunikuar edhe me moderatoren, e cila ka qëndruar aty për disa minuta. “Ilda ndaloi dhe po rrinte aty pranë. Edhe po të donte të ikte, nuk mundej pasi u bë trafik. Në atë moment u bë dhe një aksident tjetër, u përplasën tre automjete pak më tej. Kur erdhi policia ne dëshmitarët i thamë policit që zonja u rrëzua vetë dhe nuk u përplas nga makina. Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi.

Më pas u largova për në shtëpi dhe në mbrëmje pashë gjithçka që shkruhej në media, nuk janë të vërteta çfarë është thënë deri më tani. Thashë si unë e panë ngjarjen edhe të tjerë. Madje djali që e ndihmoi fillimisht zonjën së bashku me mua, i tha ‘Pse kalove atje? Duhet të shkoje tek vijat e bardha, duhet të jesh shembull edhe për brezin e ri’. Kjo është dinamika e asaj që unë pashë tek vendi i ngjarjes, gjithçka tjetër që qarkullon thashë, nuk është e vërtetë”, rrëfen ai për ‘Gazeta Shqiptare’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

QYTETARI dt 17 shkurt 202017/02/2020 09:56

Ore dëshmimtar " fallco." Mos të ka pagur ndonjë gjë Ilda Bejleri që mbas kaq ditësh, del dhe na thua që ajo gruaja u rrëzua vetë?..Nga cili katund je mor burrë? Po sikur të ishte mamaja jote kaq lirë do shiteshe?.. Të kesh turp se në vëndngjarje ka pasur edhe njerëz të tjerë që kanë thënë të vërtetën dhe jo gënjeshtrën e paguar që na ke nxjerë ti....

Shto koment

Denonco