Enrique Iglesias publikon FOTO me bebushin e porsalindur dhe zbulon gjininë

Enrique Iglesias publikon FOTO me bebushin e porsalindur dhe zbulon gjininë

10:06, 14/02/2020
A+ Aa A-

Gjatë një interviste me radiotelevizionin kilian ADN, vëllai i këngëtarit të famshëm Enrique Iglesias zbuloi se ky i fundit ishte bërë baba për herë të tretë.

“Vëllai im tani ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur “, u shpreh ai, megjithëse lajmi ende nuk ishte bërë i ditur nga Enrique dhe partnerja e tij.

Mirëpo, vetëm pak minuta më parë, këngëtari ka vendosur ta ndajë vetë me fansat lajmin e ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit numër 3.

Enrique publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me fëmijën e porsalindur në dhomën e spitalit, ndërsa fjongoja në kokën e foshnjës na la të kuptojmë se çifti është bërë me vajzë.

Enrique shfaqet duke e vështruar plot dashuri të voglën, e cila po qan në duart e tij.

Krahas fotos, këngëtari tregoi se e vogla kishte ardhur në jetë në datën 30 të muajit janar, ndërsa emrin e saj ende nuk e kanë zbuluar për publikun.

Enrique dhe partnerja, Anna Kournikova janë gjithashtu prindër të dy binjakëve 2-vjeçarë, të quajtur Lucy dhe Nicholas.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco