Themeluesi i “Amazon” bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Los Angeles

Themeluesi i “Amazon” bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Los Angeles

22:34, 13/02/2020

Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos ka blerë një rezidencë të Beverly Hills, nga David Geffen.

Njeriu më i pasur në botë thuhet se ka paguar 165 milion dollarë për pronën, e njohur si Warner Estate, që do ta bënte atë shtëpinë më të shtrenjtë në zonën e Los Angeles.

Rekordin e mëparshëm e kishte shefi ekzekutiv i Fox Corporation, Lachlan Murdoch, me 150 milion dollarë.

Warner Estate me 9.4 hektarë u ndërtua në vitin 1937, dhe është e pajisur me tarraca të mëdha, kopshte, shtëpi për mysafirë, një fushë tenisi dhe një fushë golfi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco