E parandjeu vetëm një ditë para vdekjen e Nexhmije Pagarushës, Irma Libohova bën rrëfimin prekës

E parandjeu vetëm një ditë para vdekjen e Nexhmije Pagarushës, Irma Libohova bën rrëfimin prekës

14:52, 13/02/2020
A+ Aa A-

Një mbrëmje dedikuar ikonës së muzikës shqiptare ka qenë kjopuntata e djeshme e emisionit “Soiree” me Jonida Shehun.

Për të kujtuar dhe për të dëgjuar muzikën e saj të paharrueshme ishin mbledhur disa nga artistët që kanë qenë më të afërt me të.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova e cilaka ndarë emocionet e saj në lidhje me Nexhmije Pagarishën.

Ndërkohë ndër të tjera ajo ka folur edhe për një postim që kishte bërë në Instagram një ditë para se ajo të ndërronte jetë.

Teksa ishte e ulur në shkallët e shtëpisë së saj, ajo këndonte këngën“Baresha”.

Pikërisht ajo për këtë postim është pyetur mbrëmjene djeshma nga moderatorja Jonida Shehu.

“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kamprovuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpërshtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbëngulje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di çmë ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe ishkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha qëpo është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste”, ka treguar Irma Libohova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco