Modelja shqiptare, Oriola Marashi ditë më parë përfundoi në duart e drejtësisë shqiptare, pasi u kap me lëndë narkotike.
“BalkanWeb” siguroi njoftimin e policisë, ku konfirmohet dhe sqarohet ngjarja.
Policia theksoi se i ka kaluar Prokurorisë materialet për modelen Marashi, pasi më 8 shkurt të këtij viti iu gjet dhe bllokua një sasi lënde kanabis sativa.
Modelja ende nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këto lajme, por në profilin e saj në “Instagram” ka vazhduar postimet normale si gjithmonë.
Oriola ka publikuar në “Instastory” dy video të shkurtra, ku në njërën tregon se ka nisur të kujdeset për trupin e saj në palestër, ndërsa në tjetrën teksa relaksohet në një vaskë.
© SYRI.net