Policia e shoqëroi/ Ilda Bejleri: Shihni kamerat o mer-diat shqiptare

Policia e shoqëroi/ Ilda Bejleri: Shihni kamerat o mer-diat shqiptare

09:25, 13/02/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm se gazetarja e sportit Ilda Bejleri aksidentoi me makinën e saj tip ‘BMW’ me targë AA 998 një 63-vjecare rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”. Por menjëherë sapo ka lexuar për këtë, Ilda ka reaguar publikisht. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e ka mohuar lajmin: “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë. Si mund të shpifin për njerëzit kështu?” shkruan Ilda pas lajmit se ajo është autore e aksidentit.

Ndërsa pak orë më vonë policia doli me një deklaratë ku thuhej se po punohej për identifikimin e autorit të aksidentit. Pas hetimeve të kryera dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u bë e mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, që në këtë rast ishte prezantuesja Ilda Bejleri.

Më pas policia e shoqëroi moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri . ‘BalkanWeb’ se pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë. Mësohet se ajo do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria.

Dhe pas gjithë këtyre lajmeve në media gazetarja e sportin disa orë më parë ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke hedhur akuza të forta ndaj mediave shqiptare.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”- shkruan gazetarja e sportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ana15/02/2020 07:31

Kjo ilda nuk meriton emrin njeri

QYTETARI dt 14 shkurt 2020 14/02/2020 12:38

Po sikur të ishte mamaja jote moj Ilda e rrëzuar në bulevard para makinës tënde do të ikje pa këthyer kokën mbas?..Si nuk të erdhi turp mbas aksidentit që ti shkaktove me një dorë në timon dhe tjetrën tek celulari , duke u fshehur gjithë këto ditë për të mbytur "mackat" me ndonjë polici rrugore apo prokuror të korruptuar. Sa keq. Edhe njëherë turp të kesh...Nuk ke sy e faqe më të dalësh në ekranet e TV dhe tju shesësh moral shqiptarve...

Askushi13/02/2020 10:19

Askush nuk gezohet per aksidentin tent Ilda. Ashtu si gjithnje ne raste te tilla, kerkojne ti mbyllin gjerat, e quajm normale. Por nuk ke te drejte qe ti quash mediat merda. Zonja qe eshtd rrezuar para teje, ta zuri rrugen? Si kalove ti dhe ike? I hipe siper? Pra, shume mire qe po gjdne menyren per ta mbyllur. Une nuk gezohem qe ti te jesh ne duar te policeve dhe gardisneve, por mos u hidh ne sulm.

Ramen vucic bergovic cubrollovici 13/02/2020 10:05

Kjo nuk eshte gazetare por gastore qe Te ngjan si nje burre i dehur. Keta lloj gazetre si puna e kesaj, mira kazhanit, luarasit apo ajo e neveritshmja Basha. Pra jane sindrome e gazetarise, hapin me shume shalet se gojen e kane te pershqyer. Pra akdidente pa funde nga keto bushtra. Pa lere Kur bejne te zgjuarat neper studio sic ben xhunga e familjes se gjakprishur

Shto koment

Denonco