Cila arsye e shtyu Adrola Dushin të merrte pjesë në një videoklip për herë të parë?

Cila arsye e shtyu Adrola Dushin të merrte pjesë në një videoklip për herë të parë?

08:26, 13/02/2020
A+ Aa A-

Modelja e njohur, Adrola Dushi është shfaqur për herë të parë në një videoklip krah këngëtarit të dashur të skenës shqiptare, Eugent Bushpepa.

E hijshme, e qeshur dhe mjaft tërheqëse Adrola i ka bërë për vete edhe njëherë të gjithë fansat e saj në këtë projekt ndryshe nga të tjerët.

Megjithatë me anë të një postimi në ‘Instagram’, Dushi ka sqaruar se pse vendosi të bëhej pjesë e një klipi dhe a do të jetë kjo e vetmja herë ku ndjekësit do e shohin në një projekt muzikor.

“Ju nuk më keni parë në asnjë videoklip dhe ndoshta nuk do të më shihni më asnjëherë, por këtij djalit, ose më saktë, këtyre djemve nuk i thoja dot jo. Rresheni rock’s. Erdhëm të tre nga një qytet i vogël dhe ia dolëm të ndërtonim ëndrrat tona. Gent, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithnjë fanse e muzikës dhe zërit tënd. Reni, ti je bashkëpunëtori i vjetër, profesionist i vërtetë, tanimë shoku im”, ka shkruar Adrola në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse në një të ardhme modelja do të shfaqet sërish në një videoklip, megjithatë arsyen e pjesëmarrjes së saj në klip krah Eugent Bushpepës sapo e zbuloi për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco