Snoop Dogg për Kobe Bryant: Më mësoi të bëhem person i mirë

Snoop Dogg për Kobe Bryant: Më mësoi të bëhem person i mirë

22:21, 12/02/2020
A+ Aa A-

Reperi Snoop Dogg i dha lamtumirën legjendës së basketbollit Kobi Bryant, duke thënë se ai ishte një udhëheqës dhe model i shkëlqyeshëm.

Në një intervistë për Ace Kubb në The Ellen DeGeneres Show, reperi amerikan tha se do t’i mungojë shumë Bryant, duke shtuar se trashëgimia e tij do të frymëzojë shumë gjenerata të sportistëve dhe artistëve të ardhshëm.

“Brezat e rinj të basketbollistëve tashmë e kërkojnë atë. Unë jam më i vjetër, por ai më ka mësuar si të bëhem person më i mirë, baba dhe njeri”, shpjegoi Snoop Dog, i cili i njohur edhe si një tifoz i madh i Lakers.

Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter më 26 janar. Vajza e tij, Gianna dhe shtatë të tjerë u vranë në përplasje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco