Lule të vetmuara/ Mesude godet Ejlylin dhe e akuzon për vrasje, ja ç’do ndodhë nesër

Lule të vetmuara/ Mesude godet Ejlylin dhe e akuzon për vrasje, ja ç’do ndodhë nesër

19:26, 28/01/2020
A+ Aa A-

Nesër në orën 16:05 në episodin e ri të serialit “Lule të vetmuara” Defne akuzon Meralin se e ka vjedhur varësen. Meral detyrohet t’i tregojë Defnes çfarë ka ndodhur në jetimore. Kader vendos të gjejë prindërit dhe Xhemre e ndihmon.

Mesude shkon në shkollë dhe merr me forcë Ejlylin për ta çuar në komisariat. Serkan dhe Songyl mbrojnë Ejlylin por Mesude e akuzon Ejlylin se ka vrarë Kemalin. Ejlyl pranon që e ka plagosur Kemalin sepse ai tentoi ta përdhunojë.

Mesude nuk e beson të bijën dhe e godet me shuplakë. Ejlyl i tregon Mesudes se Kemal nuk ka vdekur por ajo sërish nuk e beson. Defne, Gynej dhe Meral bëjnë një plan kundër Songylit. Mesude kthehet në shtëpi dhe gjen Kemalin.

Kemal ia mbush mendjen Mesudes se është i pafajshëm dhe të gjithë fajin ia hedh Ejlylit. Byshra i tregon Ejlylit se Kemal ndodhet në shtëpi. Ejlyl telefonon policinë dhe denoncon Kemalin. Feride dhe Toprak shkojnë në shtëpinë e Mesudes dhe përpiqen ta bindin se Ejlyl është në rrezik prej Kemalit.

Gynej i punon një rreng Songylit dhe e puth në buzë. Defne i fotografon dhe ia shpërndan foton të gjithë shkollës. Të gjithë nxënësit tallen me Songylin. Songyl e kupton që këtë ia bëri Defne dhe ia thyen telefonin.

Ajo kërcënon Defnen dhe Meralin se do hakmerret. Kemal arratiset nga shtëpia para se të mbërrijë policia. Kader nuk arrin t’i gjejë prindërit dhe zhgënjehet./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco