Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Pasi mori vesh lajmin e humbjes së të atit, vajza e madhe e Kobe përfundon në spital

Pasi mori vesh lajmin e humbjes së të atit, vajza e madhe e Kobe përfundon në spital

16:22, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi i trishtë se një nga basketbollistët më të suksesshëm amerikanë, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare humbën jetën në një aksident tragjik me helikopterin ku ata udhëtonin.

Kobe la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tjerë të tij, të cilët e kanë përjetuar shumë keq lajmin e humbjes së më të dashurve të tyre. Sipas mediave të huaja, vajza e madhe e Bryant, Natalia, kur mori vesh lajmin e hidhur pati probleme me frymëmarrjen për shkak se ajo është mjekuar nga astma dhe më pas përfundoi në spital.

Nga ana tjetër mediat kanë treguar se zemra e bashkëshortes së Kobe, Vanesës u thye në mijëra copa kur mori vesh lajmin.

Pas këtij momenti të trishtë, të gjithë personazhet e njohur kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe i kanë qëndruar pranë familjes Bryant në ditët më të vështira.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco