Irina Shayk thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper

Irina Shayk thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper

11:37, 28/01/2020
A+ Aa A-

Ndarja e Irina Shayk nga Bradley Cooper bëri bujë mediatike vitin që lamë pas.

Dolën shumë teori të ndryshe nga portalet e huaja, megjithatë asgjë nuk është pranuar nga vetë çifti. 

Dhe modelja e njohur ka vendosur që pas shumë muajsh nga ndarja të flas në numrin e ri të ‘Vogue’ britanik.

Shayk shprehet se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë.”- u shpreh ajo.

Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.

“Eshtë shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them “Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem!”- rrëfeu modelja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco