Kobe Bryant dhe gruaja e tij nuk udhëtonin kurrë bashkë

Kobe Bryant dhe gruaja e tij nuk udhëtonin kurrë bashkë

10:37, 28/01/2020
A+ Aa A-

 Dy ditë më parë, një aksident fatal me helikopter i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë.

Helikopteri qarkulloi për 15 minuta në mjegull, duke marrë flakë në ajër dhe duke u rrëzuar në Kaliforni.

Kobe la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është 6 muajshe.

Megjithëse basketbollisti udhëtonte shpesh me helikopter, sipas burimeve për “People”, ai nuk fluturonte kurrë me bashkëshorten e tij.

Kjo sepse çifti kishte rënë dakord të mos fluturonin kurrë bashkë në helikopter.

Bryant e përdorte helikopterin si zgjidhjen më të mirë të vonesave të tij në trafik, duke mundur të kalonte edhe më shumë kohë me familjen e tij.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco