Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Faqja e pornos do t'i paguajë 13 mln USD, femrave që s'e dinin se videot do të publikoheshin

Faqja e pornos do t'i paguajë 13 mln USD, femrave që s'e dinin se videot do të publikoheshin

09:42, 28/01/2020
A+ Aa A-

Një gjykatë amerikanë ka dhënë  vendimin për 13 milionë dollarë dëmshpërblim, për 22 gra që u mashtruan nga pronarët e “GirlsDoPorn”, një faqe internet e specializuar për pornografi “amatore”.

Grupi i grave amerikane paditi prodhuesin e pornografisë “amatore” për “detyrim me zor dhe gënjeshtra”.

Gratë ishin shtrënguar dhe mashtruar për të bërë pornografi që ishte publikuar në disa prej faqeve më të mëdha në botë, pa pëlqimin e tyre duke o shtyrë disa nga ato që të kryenin vetëvrasje, shkruan The Guardian.

Gjykata e San Diegos  dëgjoi gratë, nga e para deri te e njëzetedyta dhe në një rast avokatët e tyre thonë se ato “kishin ekspozuar kalbësinë e industrisë së seksit në San Diego”.

“GirldDoPorn” është një shërbim për të rritur me abonim që nga viti 2006 i neozelandezit Michael Pratt dhe i drejtuar nga Ruben Garcia dhe Matthew Wolfe.

Filmimet në shtëpi, hotele dhe parkingje, videot në “GirlDoPorn” shfaqin imazhin e vajzës “së zakonshme” të kolegjit që bën për herë të parë filmin pornografik.

Gratë i thanë gjykatës se ato i ishin përgjigjur reklamave të Craiglist që kërkonin “vajza të bukura të mrekullueshme të tipit të kolegjeve” të moshës 18-22 vjeçe të interesuara për modelim.

Pasi kishin aplikuar për punën e modeles, ato morën telefonatat nga gra të tjera që ishin përshkruar si pjesë kyçe të biznesit – “gra referuese” që u ngritën idenë e bërjes porno dhe i siguruan ato që këto nuk do të dilnin kurrë në internet.

Të gjitha gratë thanë se atyre iu ishte bërë presion për të marrë pjesë. Atyre që u përpoqën të tërhiqeshin se e panë qartë se ku ishin përfshirë, ishin kërcënuar, i kishin dendur me alkol dhe u kishin thënë se duhet ta paguanin vetë rrugën e tyre të kthimit për në shtëpi nga San Diego.

Atyre iu premtua se filmimet do të hidheshin në DVD për blerës të pasur në vende të tjera, në veçanti në Australi dhe Zelandën e Re, prej nga vinin dhe të akuzuarit.

Mirëpo videot në fakt u hodhën në disa nga faqet më të përdorura në botë për pornografi dhe u panë më shumë se një mialird herë. Ndërkohë, e-maile anonime iu dërgoheshin familjeve të tyre, universiteve dhe shokëve, të lidhura me videot në fjalë.

Në denoncimin e saj, vajza me emrin e koduar "Jane Do1" që studionte juridik në kohën kur u publikuan videot dhe u panë nga shokët, familjarët e miqtë, tha” “Unë u ndjeva copë-copë. Ndershmërisht, unë desha të bëj vetëvrasje kur ato u publikuan….

U përpoqa të iki larg. U përpoqa të shkoj në vende ku njerëzit nuk më njihnin dhe kjo mua më ndjek nga pas.

Jam bërë paranojake kur takoj njerëz të rinj që e kanë parë videon time ose kur takon njerëz që më duket sikur më thonë “Unë të njoh ty”.

Që nga ajo kohë, gruaja me emrin Jane Doe1 ka bërë disa operacione plastike për të ndryshuar pamjen e saj dhe për të mos u njohur.

Kësisoj, gjykatësi Kevin Enrigh tha se nevoja për të gjetur femra në moshë të re, të reja në industrinë e pornos, çojnë në sjellje mashtruese, kërcënuese dhe detyruese:, që u përdor nga të pandehurit.

Pasi u publikuan filmat, të dhënat e grave u publikun në Wikiporn.

Gjykatësi tha: “ Taktika e të pandehurve kanë bërë që videot të duken të zakonshme në rrethin familjar dhe shoqëror të grave – gjëja nga e cila ato kishin frikë dhe që të pandehurit I siguruan se nuk do t’u ndodhte.”

Gjatë gjyqit, tre të akuzuarit, Pratt, Garcia dhe Wolfe u akuzuan për trafikim seksual, ndër të tjera. Garcia dhe Wolfe janë në paraburgim kurse Pratt është në arrati./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco