Missé Beqiri guxon, del për herë të parë në publik pas vrasjes së vëllait! Ish i dashuri i propozon të rilidhen

Missé Beqiri guxon, del për herë të parë në publik pas vrasjes së vëllait! Ish i dashuri i propozon të rilidhen

23:30, 27/01/2020
A+ Aa A-

Bukuroshja e njohur shqiptare, Missé Beqiri, është parë për herë të parë në publik, që kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes.

Image

33-vjeçarja, ylli i njohuri i “realit-showt” në Britani, u pa të hënën në Londrën lindore nën shoqërinë e djalit të saj Julian (5-vjeç, djali që ka më ish-yllin e Manchester United, Anders Lindegaar) dhe vajzës River (2 vjeç, nga lidhja me ish të dashurin Jake Halla), pesë javë pasi vëllai i saj Flamur 'Alex' Beqiri (36 vjeç) u qëllua për vdekje para familjes së tij.

Image

Bruime ekskluzive për Dayli Mail bëjnë të ditur se ish i dashuri, Jake Hall, i kishte propozuar asaj gjatë periudhës së Krishtlindjes nisjen e një kapitulli të rri në lidhjen e tyre.

Madje ky burim u shpreh: “Incidenti i bëri ata të dy të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishmja - familja - kështu që natyrisht kjo fatkeqësi i afroi ata më pranë”.

“Ri-propozimi nënkupton një kapitull të ri për ta si familje”.

Kjo periudhë pas vrasjes së vëllait të saj ka qenë një kohë shumë e trishtë për Missé dhe familjen e saj

Flamur (Alex)  Beqiri u qëllua me një breshëri plumbash përpara derës së shtëpisë së tyre luksoze 1.5 milionë paundëshe Battersea, Londër

Ai përflitej se ishte i lidhur me disa vrasje në luftë mes bandave rivale në Suedi.

Kikboksieri Anis Hemissi, 22 vjeç, nga Malmo, Suedi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagës për vrasje e Aleksit në 20 Janar.

Policia në Suedi tha se Hemissi, ishte arrestuar pas një urdhër-arresti evropian, pasi dyshohet si autor i vrasjes dhe do të mbetet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit përsëri në Mbretërinë e Bashkuar."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco