Robert Berisha dha një mesazh që s’ka për t’i pëlqyer aspak femrave

Robert Berisha dha një mesazh që s’ka për t’i pëlqyer aspak femrave

08:32, 26/01/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për “Prive”, këngëtari Robert Berisha foli për pushimet e komentuara gjatë me Norën dhe Renee-n, ndërsa preku edhe temën e këngës së tij të fundit të titulluar “Dashnores”.

Edhe më herët ai ka habitur me deklaratën e tij se gruaja ka vendin e vet, por edhe dashnoret janë shumë në modë, mirëpo së fundmi e ka përforcuar më shumë këtë që tha.

Robert Berisha pretendon se është mëse normale që çdo mashkull (i martuar) të ketë dashnore, madje gruaja s’duhet të bëjë zë për këtë.

Sipas tij, bashkëshortja duhet të rrijë gati për partnerin dhe ta ruajë atë, që ai të mos gjejë dashnore.

Madje, ai mendon se mundësisht gruaja s’duhet të ndihet fare, edhe nëse partneri i saj ka dashnore, nëse ai i siguron asaj gjithë të mirat.

“Për momentin dashnore s’kam, jam aq i zënë me punë. Nëse nesër, pasnesër e bëj një, ishallah kena me ia çu mirë. Ata që kanë dashnore dhe kanë gratë e tyre…se në këtë rast gratë mund të më marrin inatin, ‘kqyre pisi çfarë foli’… Po ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja!

Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore?

Hiç, sa më pak fjalë, rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush. Ky ishte mesazh për gratë.”- përfundoi këngëtari.

Ende nuk duam ta besojmë se gruaja dhe martesa në konceptin e Robertit janë të tilla në vitin 2020!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco