Mbretëresha Elizabeth anulon si rrallëherë planet e saj, ja arsyeja

Mbretëresha Elizabeth anulon si rrallëherë planet e saj, ja arsyeja

10:02, 24/01/2020
A+ Aa A-

Rrallëherë ka ndodhur që mbretëresha Elizabeth të anulojë planet e saj, mirëpo duket se kësaj here gjërat kanë qenë serioze.

Madhëria e Saj anuloi vizitën vjetore në Institutin e grave në Norkfolk dhe kjo sepse nuk ndihej mirë.

Mbretëresha takohet me gratë e institutit për të bashkëbiseduar e për të dëgjuar historitë e tyre, teksa konsumojnë çaj dhe ëmbëlsira.

Ajo e bëri anulimin 30 minuta para se të nisej për në fshatin West Newton.

Sipas “MailOnline”, Mbretëresha ka kaluar një ftohje mirëpo nuk ka vend për alarm për shëndetin e saj, pavarësisht se së fundmi kanë qarkulluar lajme se gjendja shëndetësore e Mbretëreshës nuk është aspak e mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco