E pyesin se sa para fiton nga puna e tij si DJ, ja si përgjigjet Vin Veli

E pyesin se sa para fiton nga puna e tij si DJ, ja si përgjigjet Vin Veli

12:29, 23/01/2020
A+ Aa A-

 Vin Veli është një nga DJ më të famshëm dhe të pëlqyer në Shqipëri.

Ai ka një ekspertiencë dhe karrierë të gjatë prej 20 vitesh si DJ. 

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora ku ka folur dhe për fitimet që nxjerr nga profesioni i tij.

‘Sa fiton një DJ i njohur që ka shumë eksperiencë në Shqipëri? ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja.

‘Të them të drejtën nuk është se e kam bërë llogari. Janë bërë 20 vite që nga dita e parë e deri më tani nuk e kam llogaritur kurrë se sa  mund të ketë qenë në vit. Rëndësi ka që kam jetuar mirë, kam bërë gjërat që kam dashur, sigurisht që kam pasur edhe momente të vështira financiare, por ka qenë pasioni i pari dhe nuk e kam menduar shumë pjesën e lekëve. Nëse do mendoja punë e lekëve do të kisha bërë një muzikë që do ishte më shumë komerciale, më e thjeshtë për t’u kuptuar, ndoshta mund të më sillte më shumë fitime, por nuk është ajo që unë  ndjej ‘ u shpreh Vin Veli.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco