Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit 21 vjeçar

Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit 21 vjeçar

11:01, 23/01/2020

Reperi amerikan Juice Wrld u nda nga jeta rreth një muaj më parë në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e tij u raportua si fillim nga mediat, por më pas u konfirmua edhe nga autoritetet mjekësore.

Image

Si fillim u mendua se shkak i vdekjes u bë mbidoza, ndërsa tani ka dalë rezultati final i autopsisë.

Mediat e huaja shkruajnë se Juice kishte konsumuar një sasi të madhe lëndësh narkotike dhe kjo i shkaktoi atak kardiak.

Image

Një muaj më parë në avionin e tij privat, policia gjeti  një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë.

Policia në Chicago gjeti në avion 41 qese të mbushura me marijuanë, gjashtë shishe shurup kolle Codeine, dy pistoleta 9 mm, një pistoletë me kalibër 0.40, një karikator municionesh me kapacitet të lartë dhe plumba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco