Neritan Liçaj ‘ringjall’ në film diktatorin Enver Hoxha

Neritan Liçaj ‘ringjall’ në film diktatorin Enver Hoxha

13:26, 22/01/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë në një film artistik me titull “Gjirokastra”, aktori i njohru Neritan Liçaj ka ‘ringjallur’ diktatorin Enver Hoxhën.

 Filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare.

 I ftuar në “Ditë e Re” në Ora TV, Liçaj tregon përjetimet e tij dhe si arriti të ndërtojë këtë figurë të njohur tashmë, duke pyetur për të njerëz që e njihnin.

Përkrah tij në rolin e Nexhmije Hoxhës luan aktorja Linda Jarani, e cila është përshtatur mjaft mirë në karakterin e personazhit.

Image

 “Ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë' ëshprehur aktori.

Ai tregoi edhe sesi e mori rolin e famshëm:

“Unë vajta për një rol tjetër dhe bëra audicionin. Aty regjisori më tha se duhet të kaloja tek Enveri.  Fati im i madh ishte që ka njerëz që janë akoma gjallë. Jam takuar me shumë njerëz që kanë qenë pranë tij sepse duhej ta njihja si personazh në të gjitha aspektet.”

Liçaj gjithashtu  tregon se roli i Enverit është roli më i paguar ndërsa më pak i paguar është ai në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco