Këngëtari shqiptar tregon si e puthi 25 herë vajzën e klipit

Këngëtari shqiptar tregon si e puthi 25 herë vajzën e klipit

12:59, 21/01/2020
A+ Aa A-

I ftuar së fundmi në emisionin "Vizioni i pasdites", ishte këngëtari i njohur, Dilan Reka i cili së fundmi ka publikuar videoklipin e tij më të re.

Në një skenë Dilani shfaqet duke u puthur me protagonisten në klip, moment për të cilin moderatorja Evi Reçi e ka pyetur në studio.

“Ne nuk e kishim fare të ditur që do e bënim puthjen. Pyes menaxherin Alban Karabshin dhe i them çfarë do bëjmë te kjo skena, sepse ishte thjesht një skulpturë. Asgjë thjesht do putheni, tha Albani. Ajo vajza u vu një siklet, i filluan djersët. Pastaj i thashë a mund ta bëjmë këtë gjë, hajde më tha e bëjmë. Atë puthje e kam bërë 25 herë dhe tek e 25 u ngrohëm dhe doli tamam", tregoi Dilani.

Këngëtari tregoi gjithashtu se është gati për një karrierë në Turqi si nga ana muzikore ashtu dhe pjesë e një filmi që pritet të nisë së shpejti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco