Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Shumë larg nga ajo që jemi mësuar ta shohim, ja si e nis jetën e re Meghan Markle

Shumë larg nga ajo që jemi mësuar ta shohim, ja si e nis jetën e re Meghan Markle

11:24, 21/01/2020
A+ Aa A-

Meghan Markle jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje në daljet e saj publike.

Por së fundmi ajo është shfaqur shumë ndryshe pas ‘divorcit’ me familjen mbretërore.

Një Meghan Markle e buzëqeshur ka marrë Archie dhe dy qenët e saj për një shëtitje në Vancouver disa orë para se Princ Harry të mbërrinte në Kanada, nga angazhimi i tij i fundit në Pallatin Mbretëror.

Dukesha e Sussex shfaqet e shoqëruar nga dy oficerë të mbrojtjes mbretërore ndërsa përshkoi në Parkun Rajonal “Horth Hill” pranë rezidencës së ishullit Vancouver, që ata kanë përdorur që nga Falënderimet, vitin e kaluar.

Image

Me një portbebe, duke mbajtur djalin e saj të vogël përpara, Meghan duket më e lumtur se kurrë, në shëtitjen e saj të paqtë.

Image

Nga ana tjetër, Harry ka përfunduar angazhimin e tij të fundit në familjen mbretërore, dhe është fotografuar gjatë rrugëtimit të tij për në Kanada, ku do t’i bashkohet jetës së tij të re, përkrah të shoqes dhe djalit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco