Kjo FOTO e Keisit ngre dyshime: U pajtua me Stresin?

Kjo FOTO e Keisit ngre dyshime: U pajtua me Stresin?

08:53, 21/01/2020
A+ Aa A-

Kishte rënë në qetësi vëmendja për dyshen e famshme Stresi dhe Keisi, por një foto e kësaj të fundit në Instagram, ka ngjallur mjaft interes.

Keisi shfaqet mendueshëm në foto, me unazën e famshme që i dhuroi Stresi, duke na bërë të mendojmë se ndoshta ka shpresë për të dy.

Më pas ajo e ka shoqëruar postimin edhe me një shprehje që të fut në mendime:

“Se një femër duron shumë”, ka shkruar Keisi.

Image

Në një postim të sinqertë para pak kohësh, Keisi iu drejtohej vajzave që “flenë me burra të martuar” duke lënë të kuptohej se ndihej e tradhtuar:

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruante Keisi.

Ndërkohë, Stresi ka mohuar lajmet për tradhëti, teksa u shpreh se s’do t’ia bënte kurrë Keisit diçka të tillë.

“Është shumë ulje. S’ka lidhje me mua e karakterin tim. Unë kam kundërshtarët e mi dhe i mburr, imagjino njeriun tim, që e ke dashur dhe e ke mbajtur në gji. S’mund ta ulësh ashtu”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco