FOTO/ Ikën nga familja Mbretërore, shikoni vilën luksoze ku do jetojnë Meghan dhe Harry

FOTO/ Ikën nga familja Mbretërore, shikoni vilën luksoze ku do jetojnë Meghan dhe Harry

20:05, 20/01/2020
A+ Aa A-

Pas njoftimit të fundit të mbretëreshës Elizabeth, duke lajmëruar zyrtarisht heqjen e titujve mbretëror për Harryn dhe Meghan, rrjedhimisht ata duhet t’i kthejnë popullit britanik 2.4 milion paund të shpenzuara për rinovimin e shtëpisë së tyre në Britani pak para dasmës.

Sidoqoftë, kjo duket se nuk i shqetëson ata, pasi çifti tashmë po kërkojnë të blejnë shtëpinë e përsosur për jetën e re që po nisin në Kanada. Sipas mediave të huaja, shtëpia të cilën Meghan dhe bashkëshorti i saj duan të blejnë, është një vilë katër katëshe në një nga zonat më të bukura bregdetare të Vancouver.

Ajo ka gjashtë dhoma gjumi dhe pesë tualete, zona të bollshme, kopsht të bukur dhe pamje të mrekullueshme përballë detit.

Sipas Sun, kjo shtëpi ofron një nivel të lartë sigurie dhe Meghan ka shprehur një interes të madh për ta blerë atë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco