Bella dhe Gigi Hadid marrin gjithë vëmendjen në Paris

Bella dhe Gigi Hadid marrin gjithë vëmendjen në Paris

19:46, 20/01/2020
A+ Aa A-

Dy motrat e njohura të fushës së modës, Bella dhe Gigi Hadid janë parë në Paris, ku kanë marrë pjesë në shfaqjen për xhinset ‘Jacquemus’ të koleksionit Vjeshtë-Dimër 2020-2021.

Bella, 23 vjeç e veshur me një fustan të thjeshtë që i shkonte shumë, e shoqëruar nga motra e saj Gigi 24 vjeçe, e cila gjithashtu binte në sy për shkak të bukurisë dhe formave të saj.

Ato edhe njëherë e dëshmuan se janë ndër modelet më të bukura dhe më të kërkuara në botë në fushën e modës.

Kujtojmë që të dy modelet janë motrat e Anwar Hadid, i cili është në lidhje me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco