FOTO/ Përplasjen këngëtarët shqiptarë, Blero mbyll debatin me mesazh për Getinjon!

FOTO/ Përplasjen këngëtarët shqiptarë, Blero mbyll debatin me mesazh për Getinjon!

18:40, 20/01/2020
A+ Aa A-

Reagime dhe kundër-reagime mes artistëve të njohur.

“Le t’kallet bota” është projekti i përbashkët i tre artistëve të njohur, Labinot Tahirit, Blero Muharremit dhe Getinjos që erdhi vetëm si audio në korrik të vitit 2013.

Megjithë këtë u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga fansat e tyre, edhe pse ishte paraparë t’i realizohej edhe klipi.

Edhe pas kaq vitesh, klipi i këngës nuk u prodhua asnjëherë për shkak të konflikteve të brendshme që i kishin artistët mes vete, e që u bënë të ditura tek mbrëmë.

Ishte Labi ai që dha versionin e tij se pse nuk u realizua klipi, e që u bë ‘mollë sherri’ mes artistëve.

“E kemi pasur këngën “Le të kallet kjo dynja”, e mora këtë Getinjon me këndu, nuk ishte i famshëm Getinjo. Blero në xhirime tha a bon me këndu vetëm unë e ti, ky djali mos me këndu. I thashë qysh mos më këndu ky djali, duhet me i dhanë kurajo. Ka pasë me u ba klip gjigant, unë e kam refuzuar, iu kam kërkuar falje kamermanëve”, u shpreh ai.

Deklarata e Labit mbi klipin e anuluar ka shkaktuar goxha shumë e reagime nga palët tjera të përmendura.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bleros, i cili mes rreshtash i dha edhe disa këshilla atij.

Image

Bleros iu kundërpërgjigj Getinjo përmes dy video-storieve, në të fundit dëgjohet duke thënë: “Thirrnum bre, se ja u dho naj tekst prej shpisë”.

Para pak minutash Blero ka reaguar sërish por këtë herë me mesazh drejt emrit të tretë të përmendur, Getinjos i cili mbështeti Labin në atë çfarë tha.

Por, sipas Bleros, Getinjo nuk i di të gjithë historinë dhe është i gatshmë t’ia tregoj personalisht dhe jo në media sociale.

“Me ta kallxu ni sen unë ty, nuk kishe mendu më njëjtë” – deklaron Blero duke mos treguar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë në këtë mes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco